Rama del në konferencën e fundit për vitin 2018: Shqiptarët sot jetojnë më mirë! (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur konferencën e fundvitit me dy lajme të mira sipas tij për ekonominë, ndërsa foli edhe për oligarkët, duke theksuar se fitimet e tyre janë ulur pavarësisht se derdhin më shumë taksa në shtet.

Rama për “oligarkët”

Rama: Tamtamat kanë arritur të përçojnë një mesazh të gënjeshtërt. Fakt janë krejt tjetër. Nëse analizojmë të mëdhenjtë, 10 kompanitë e mëdha, fitimet janë në rënie me 10 për qind në krahasim të vitit 2013 dhe 20 për qind në krahasim me vitin 2017. Janë fakte të verifikueshme. 100 të mëdhenjtë paguajnë më shumë taksa se sa paguanin 5 vjet më parë, ndërkohë që fitimi i tyre është më i ulët se 5 vjet më parë. Atëherë ku janë këta të mëdhenjtë që kanë mbledhur në 5 duar që po grumbullojnë pasuri?

Rama për ekonominë

Rama: Rritja ekonomike në tremujorin e tretë ishte 4.5 për qind, më e larta e një tremujori qysh prej vitit 2011. Po ashtu është rritur konsumi final i popullatës, i cili prej vitit 2013 ka një rritje mesatare 3.5 për qind. Shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje, por pa dyshim nuk jetojnë sot më mirë se sa duhet. Është një rritje ekonomike cilësore pasi ka ardhur nga një rritje e balancuar e zhvillimit dhe konsumit./Top Channel

Loading...