Rama flet sërish për bashkim kombëtar: Shqipërinë që do kemi

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipëtisë Edi Rama pas prezantimit të dokumentarit për jetën e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka folur për Kosovën.

Duke falënderuar Canën për të gjithë kontributin që ka dhënë për futbollin në Shqipëri, tha se kapiteni është shembulli që bashkon shqiptarët kudo që kanë lindur.

“Loriku ka arritur të mishërojë atë që i bashkon shqiptarët kur shohin ekipin kombëtar, bashkimin e të gjithëve, pavarësisht se janë të lidhur në Shqipërinë që kemi, në Shqipërinë që do kemi, apo Shqipërinë që nuk kemi. Cana është shembulli, që provojnë që një ëndërr që e shikojnë me sy hapur një ditë mund ta arrin. Por çështja është sa të gatshëm jemi që të paguajmë për çmimin”,tha Rama gjatë prezantimit të dokumentarit për ish-kapitenin.

Loading...