Rama mesazh studentëve: Prova që kjo qeveri si asnjë tjetër më parë ka nisur një investim masiv

Shpërndaje

Teksa studentët kanë protestuar për të kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur me një video ku shfaqen punimet që po kryhen për ambjentet e reja të Qytetit Studenti.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti😉”, nënvizon Rama.

Loading...