Rama takim me studentët në Vlorë: Gati pakti, sot publikojmë dokumentin

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me studentët në Universitetin e Vlorës. Para nisjes së takimit, disa studentë u ulën këmbëkryq në hyrje të universitetit, ndërsa Rama i ka ftuar që të futen brenda godinës për të diskutuar në sallë për tetë kërkesat e tyre.

Por disa nga studentët kanë qëndruar vetëm pak minuta në sallë dhe janë larguar pas kërkesës drejtuar kryeministrit se duhet të përgjigjet zyrtarisht nëse i plotëson të gjitha kërkesat ose jo. Ndërkohë që me pjesën tjetër të studentëve vijon diskutimi. Kujtojmë që dje Rama u shpreh nga Universiteti Bujqësor se qeveria do të paguajë në janar 50% të tarifës së studentëve, por kërkoi dialog.

Kryeministri Rama u shpreh se qeveria do të publikojë një dokument me ecurinë e tetë pikave që kërkojnë studentët, ndërsa shtoi se do të përgatitet një pakt për universitetin me pedagogët dhe studentët.

“Gjysmën e tarifës do e paguajë shteti për ju nga Janari. Për këtë vit ato që janë më katra do paguhen nga shteti, por jo më në vazhdim. Kush është me mesatare 9-10 do i paguhet tarifa nga shteti. Nga 8-9, do të paguhet 75% e tarifës. Nga mesatarja 7-8, studentët do paguajnë gjysmën e tarifës. Pjesa tjetër do të paguajë vetë. Kjo do të nisi nga viti që vjen. Ndërsa dje kemi përshpejtuar procedurat me qeverinë gjermane për të marrë edhe një fond tjetër për konviktet” deklaroi Rama gjatë takimit me studentët sot në Vlorë.

Loading...