Rama thirrje studentëve: Lëreni Lulin dhe Monikën, ejani tek zyra ime të dialogojmë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur studentëve që kanë dalë prej 6 ditësh në protestë, të cilët kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre.

Në komunikim live në facebpook Rama u ka thënë studentëve se rruga e vetme është dialogu, dhe se tarifat nuk i vendosur qeveria, por universitet dhe sipas tij duhet diskutuar se si ato mund të ulen.

Më tej Rama tha se qeveria do të bëjë ulje 50 % të tarifave dhe subvencionim 100 % për ata student me mesatare 9 dhe 10.

“ Lëreni Lulin dhe Monikën, eja pushtoni kryeministrinë ejani tek zyra ime të dialogojmë.

I gatshëm për të shkuar me tej kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por tua subvencionojë shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre në ndihmë ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen në eter

Jemi sot në këtë momente të rëndësishme kur studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në protesë dhe po prej 3 ditësh që të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e mundur deri në këto moment. Është e para herë në historinë e protestave, kur qeveria, por protestuesit thonë se nuk duan të flasim.

Unë jam këtu dhe besoj shumë fort se dialogu është i domosdoshëm. Do vijoj të komunikoj dhe të shpjegoj se pse dialogu është rruga e duhur. Qeveria nuk ka kërkuar negociata, por qeveria ka kërkuar dialog,. Studentëve iu them se ka një dallim: Negociohet me palëve në konflikt.

Ka një dallim,. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Ne kemi qenë plotësisht në kuptimin e nevojave dhe adresimin e një problematike që është komplekse. Kemi domosdoshmërinë të komunikojmë. Fjala bie: Plotëso kërkesat. Cilat kërkesa?

Kemi angazhuar njerëz kudo ku shfaqen, ne kemi numëruar 7-8 me një lloj suporti. E dyta, protestat bëhen për tu dëgjuar nga qeveria. Kam dëgjuar edhe thirrje që iu thuhet protestuesve të mos bëjnë as pyetje në këtë mejdan social. Ku jetojnë, çfarë Shqipërie duan të jetojmë”, tha Rama. (TemA)

Loading...