Rama u lë takim studentëve: Nesër, dialog për universitetin

Shpërndaje

Pas protestave të studentëve në pikat e tyre, Edi Rama ka reaguar në “Facebook” ku njofton se ditën e hënë do të këtë një dialog për Universitetin duke nisur nga ora 11:00.

Shefi i ekzekutivit shkruan në status se pas pak minutash, studentët do të njihen edhe me ftesën, e cila sipas tij ka për synim t’i shërbejë dialogut mes studentëve dhe organeve qeverisëse.

Pas dorëzimit të 8 pikave në ministrinë e Arsimit, studentët dhe protestuesit, shqetësimet e tyre i kanë adresuar edhe tek kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe tek kryeministri Edi Rama, ndërsa njoftojnë se pikat e tyre janë të panegociueshme.

Loading...