Sela takohet me Ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për shqiptarët z.Ziadin Sela sot në Shkup realizoi takim pune me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Shkëlqesinë e tij, z.Samuel Zhbogar.

Gjatë takimit është biseduar për aktualitetin politik, integrimin në NATO dhe BE, si dhe procesin e dekriminalizimit politik dhe funksionalizimit të shtetit ligjor.

Kryetari i Aleancës për shqiptarët z. Sela ka përsëritur qëndrimin se procesi i dekriminalizimit duhet të vazhdojë të shtrihet nëpër të gjitha sferat ku janë evidentuar abuzime me pushtetin, duke mos i harruar dhe pikat prioritare dhe vërejtjet që Komisioni Evropian rregullisht i parashtron në çdo raport vjetor. Poashtu z.Sela ka theksuar edhe rëndësinë e avancimit të standardeve të demokracisë dhe qeverisjes përmes llogaridhënies.

Në takimin z.Sela është shoqëruar nga kryetari i departamentit për politik të jashtme z.Agon Ferati.

Loading...