SHBA rikonfirmon mbështetjen për Ushtrinë e Kosovës

Shpërndaje

Përfaqësuesi i SHBA-së në KS të OKB-së, Jonathan Cohen, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin tranzicionin e FSK-së dhe se legjislacioni i kaluar nga Kuvendi i Kosovës është një e drejtë sovrane e Kosovës për të themeluar një forcë të armatosur, njofton Klan Kosova.

“SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen e saj për tranzicion gradual dhe transparent në një forcë profesionale, multietnike, në përputhje me standardet e NATO-s që u shërben dhe reflekton tek të gjitha komunitetet në Kosovë. Legjislacioni i kaluar nga Kuvendi i Kosovës javën e kaluar është në pajtim të plotë me Rezolutën 1244. Është e drejtë sovrane e Kosovës për të themeluar dhe pasur një forcë të armatosur”, tha ai.

“Ne i udhëzojmë të dyja vendet të mos marrin vendime provokuese por të ulen në tryezën e dialogut”, ka thënë Cohen.

Këto deklarata ai i bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandatit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Loading...