“Shi dollarësh” çmenden njerëzit në autostradë (Video)

Shpërndaje

Një kamion Brinks ka derdhur paratë në një autostradë në New Jersey Disa aksidente janë raportuar në autostradën “East Rutherford”, New Jersey, pasi një kamion i blinduar i kompanisë “Brinks” ka derdhur para në një autostradë. Sipas ABC të New Jersey, shoferët kishin vështirësi të udhëtonin me trafikun e orëve të ngjarjes, ndërsa njerëzit e tjerë i lanë automjetet e tyre dhe u vërsulën për të mbledhur paratë. ABC raporton se derdhja e parave ka ndodhur rreth orës 8:30 në rrugën 3, dhe videoja e marrë nga njerëzit përgjatë rrugës tregon shoferët që po e krijonin trafikun për të mbledhur lekët.

Kjo ngjarje e madhe çoi në dëme të mëdha kompaninë. Brinks nuk ka konfirmuar se sa para u humbën. Megjithatë, ata pranuan se humbja e sikletshme e ngarkesës ndodhi. “Ne mund të konfirmojmë se ka ndodhur një incident me një nga kamionët tanë këtë mëngjes, të cilin po hetojmë”, tha Brinks në një deklaratë. Ndërkohë që detektivët po shqyrtojnë ngjarjen, nuk ka ende të dhëna nëse ata po përpiqen të gjurmojnë shoferët që shfrytëzuan situatën.

Loading...