“Shpërthen” Rama: Merrni 4-ta, rrini në kafe e doni të paguajmë për ju

Shpërndaje

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës është duke u zhvilluar një diskutim mes kryeministri Edi Rama dhe disa studentëve, që ka nisur prej fillimit me debat të ashpër, pasi sipas të rinjve ishin gënjyer nga rektori, i cili nuk u kishte treguar për prezencën e shefit të qeverisë.

Studentët kanë argumentuar se tarifat janë rritur në 3 vitet e fundit dhe kanë theksuar se duan përgjysmim deri në zerim të tyre, por Rama iu përgjigj duke thënë se taksapaguesit nuk do të paguajnë për ata që rrinë në kafe dhe marrin 4-ta.

“Asnjë student në republikë nuk paguan më shumë se 50% të tarifës sa është kostoja, tani këtu bëhet fjalë për të përgjysmuar 25% të tarifës, po si do u themi ne të tjerëve, që nga taksat tuaja ne do paguajmë tarifat e atyre që marrin 4 në universitet, ndërkohë që unë mendoj, që shiko nga taksat tuaja ata me 9 dhe 10 do u paguajmë të gjithë tarifën 100%. Po kush vjen nga familje në nevojë me ndihmë ekonomike t’ja paguajmë 100% patjetër, por m3 fal ti vjen në shkollë me paratë e prindërve, rri në kafe, se kafet janë tumllas, i dinë dekanët dhe rektorët çfarë heqin, vjen këtu, do dhe të të paguajë shoqëria ty që të marrësh 4 e 5, ti bartësh provimet 10 vjet e në fund mos të dallosh farën e grurit nga veza, e të bëhesh doktor”, tha Rama.

Dhe për t’i kujtuar edhe njëherë studentëve që nuk do të dali të pranojë kërkesat e tyre, Rama tha se “duhet komunikimi, se nuk dal në ballkon të them që tarifat do përgjysmohet”.

“Studentëve të verbër do ua paguajmë ne të gjithë tarifën, sot ekselenca është 10 dhe kaq ne kemi vetëm 100, ndaj duhet ta bëjmë 9-10 dhe këtyre jo vetëm ti t’i japim bursë vjetore se e meritojnë. Edhe ata me 4 e 5 ta marrin përgjysmimin me afat, deri në vitin e ardhshëm akademik, ti japim afat”, shtoi kryeministri.

Ai gjithashtu u ka thënë studentëve se “rrezikoni të humbni me duart tuaja diçka që e krijuat vetë, si burim i një energjie pozitive për universitetin”.

18 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...