Shqipëri, studentët protestojnë kundër tarifave të larta

Shpërndaje

Studentët e Universiteti të Tiranës dhe të Politeknikut të Tiranës kanë dalë sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, për të kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura. Sipas tyre, tarifa është e lartë dhe nuk mund të paguhet vetëm me një këst.

Ndërkohë përfaqësuesit e ministrisë, me në krye zv/ministrin e Arsimit Besa Shahini i kërkuan disa studentëve të futen brenda ministrisë dhe të përgatisin një listë me kërkesat e tyre. Por kjo u refuzua nga studentët.

Loading...