Shqiptarët t’i japin fund TALLJES

Shpërndaje

ME TA QË BËN ZAEV PËRMES KOMEDISË POSHTËRUESE TË NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE..!

Shkruan: Nijazi Muhamedi

Maskarada poshtëruese ndaj shqiptarëve në “debatin e rremë publik”, sot rinisi në
“debatin e komisionit kushtetues” si provë parafinale për premierën e komedisë së ndryshimeve kushtetuese të paraparë për miratim në mes të janarit.
Nga sot dhe për të mbrojtur dinjitetin e tyre politik e kombëtar, shqiptarët duhet të tërhiqen nga debati dhe të kërkojnë MBLEDHJEN Urgjente të “nënshkruesve dhe” garantuesve” të Marrëveshjes së Ohrit”: Unionit Evropian, SHBA dhe NATOS për rinegocim e ridefinim të tri çështjeve kyçe kushtetuese: Preambulës, Shtetësisë, Statusit juridiko-kushtetues të njëjtësishëm të shqipes me maqedonishten dhe mospranimin kategorik të amendamentit të shtuar jashtë Marrëveshjes së Prespës, që është kontrabanda dredhisht dhe që është amendament i “grupit” të ri të VMRO-së dhe i Akademisë maqedonase Shkencave, amendamentet që si shtesë e “Preambulës” kontraverse, e ridefinon dyfish shtetin si pronë etnike “superekluzive” e “Popullit maqedonas”, duke e rikthyer në formulim edhe më tepër të privatizuar për të formulimin e parë të Kushtetutës 1991.
Definimi i preambulës, shtetësisë dhe identitetit maqedonas, si identitet kushtetues i shtetit etnik janë ngritur mbi modelin botërisht më kontravers të Kushtetutës së re të Izraelit-Basic Law-The Nation State of the Jewish People, të miratuar më 19 korrik 1918 nga Knesset-i…!
DY partitë opozitare shqiptare ASH dhe Besa, që kanë dhënë një zotim para elektoratit të tyre për të mbrojtur identitetin e shqiptarëve që e këto “Amendamente” e fshijnë edhe njëherë, duhet ta bëjnë pa vonuar demarshin e largimit nga debati në parlament.

Loading...