Ska kourum, shtyhet seanca për dialogun Kosovë-Serbi

Shpërndaje

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar që në Kuvendin e Kosovës nuk ka kuorum për nisjen e seancës për votimin pro rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi të propozuar nga Partia Socialdemokrate, raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast Veseli ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për orën 16:30.

Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar që nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, teksa partitë në pushtet e kanë mbështetur rezolutën e propozuar nga PSD-ja.

Loading...