S’ka më paqartësi “Topi i Artë” në duart e Modriç

Shpërndaje

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00, në Paris do të zbulohet fituesi i çmimit më prestigjioz individual, ai që vlerëson futbollistin më të mirë të sezonit, “Topi i Artë”. më në fund thyhet hegjemonia Ronaldo-Messi që zgjat prej një dekade, gjatë së cilës të dy këta lojtarë morën nga 5 “Topa të Artë” secili.

Lista e fituesve të këtij çmimi tani është duke qarkulluar nëpër mediat botërore. Duke iu referuar kësaj liste kroati Luka Modriç e fiton atë me 753 pikë, pas tij janë Ronaldo me 746 dhe Grizman me 414 pikë.

Loading...