Skandal me nxënës të shkollës nëntë vjeçare ”Avni Rustemi” në Tiranë

Shpërndaje

Nxënësit e klasës së 8 A të kësaj shkolle, teksa kanë qenë në një ekskursion të organizuar nga mësuesja e tyre kujdestare Albana Vathi, kanë konsumuar sasi të mëdha alkooli në prani të mësueses së tyre dhe janë dehur.

Kanë qenë vetë nxënësit e klasës së 8 A që kanë xhiruar bashkëmoshatarët e tyre, duke pirë në autobus, ndërsa me ta udhëtonte edhe mësuesja e tyre, e cila kishte organizuar ekskursionin. Në videot që Fiks Fare ka siguruar shfaqen nxënësit e kësaj shkolle duke pirë raki në autobus, ndërsa ngrenë shëndet edhe për mësueset e tyre. Pas dehjes se nxënësve mësuesja kujdestare, i ka zbritur fëmijët në një park lodrash për fëmijë në Durrës, për t’i vonuar ata me qëllim që t’u dilte pija që kishin konsumuar.

Pas disa orësh qëndrimi në Durrës, mësuesja Albana Vuthi i ka sjellë fëmijët në afërsi të shkollës “Avni Rustemi” në Tiranë, duke i lënë në gjendje të dehur pranë shkollës dhe duke u larguar më pas në shtëpinë e saj. Ndërsa adoleshentët kanë vajtur në gjendje të dehur në shtëpitë e tyre, kanë qenë prindërit, që kanë telefonuar mësuesen e tyre e më pas kanë bërë edhe denoncimin tek Drejtoresha e shkollës për skandalin që kishte ndodhur.

Hezitimi i vazhdueshëm i drejtuesve të shkollës për të mos marr asnjë masë ndaj mësueses duke e kaluar situatën në heshtja, ka bërë që prindërit t’i drejtohen emisionit ” Fiks Fare”, për një bashkëpunim me gazetarët. Prindërit e fëmijëve kanë takuar drejtoreshën dhe zëvendës drejtoreshën e shkollës “Avni Rustemi” të cilat u kanë kërkuar atyre edhe denoncimin me shkrim për mësuesen. Gjatë ballafaqimit me drejtueset e kësaj shkolle ata janë shprehur se ” nuk kishim dijeni për organizmin e këtij ekskursioni dhe as kishim dhënë leje”. Ndërsa janë shmangur duke theksuar se “fëmijët kishin lëvizur me mësuesen kujdestare në fundjave dhe jashtë orarit mësimorë”.

Të ndodhur para faktit të filmimeve të nxënësve në momentin që ata pinin alkool, ka bërë që drejtuesit e shkollës të reflektojnë dhe të shprehen, se “kjo është një ngjarje e rëndë”. Gjatë bisedës me drejtuesit e shkollës prindërit kanë treguar se mësuesja kujdestare e fëmijëve të tyre u kishte kërkuar të dërgonte nxënësit për ekskursion edhe në Prizren, dhe pagesa që fëmijët duhej të pagunin ishte 70 euro, për qëndrimin një natë atje. Ekskursion i cili nuk është bërë pasi mundësit për përballimin e kësaj kostoje ka qenë e pamundur nga prindërit e fëmijëve.

Pas reagimit të prindërve mësuesja Albana Vuthi, ka nisur edhe përplasjet me fëmijët të cilët kanë bërë denoncimin. Prindërit janë ankuar se fëmijët e tyre po diskriminoheshin nga mësuesja kujdestare, vetëm për shkakun se ata kishin denoncuar rastin skandaloz të pijes së alkoolit. Gjatë ballafaqimit drejtuesit e shkollës u kanë kërkuar prindërve që situatën ta zgjidhnin privatisht, por prindërit janë shprehur se ata kanë ardhur në institucionin shkollor për ta zgjidhur ligjërisht atë. Disa prej fëmijëve që prindërit e tyre kanë bërë denoncimin i kanë larguar nga ekskursionet tjetër i cili ishte planifikuar të bëhej nga Vathi, dy javë pas skandalit të konsumimit të alkoolit nga ana e nxënësve. Ekskursion i cili është bllokuar nga prindërit e nxënësve.

Të gjithë këto fakte janë pranuar nga ana e mësueses Albana Vathi, e cila u ka kërkuar falje prindërve, duke garantuar se nuk do ndodhin më, por prindërit kanë kërkuar zbatimin deri në fund të ligjit.

Rasti skandaloz i situatës i është bërë e ditur edhe Drejtorisë Arsimore në Tiranë e cila ka dërguar një inspektore të ndjek situatën e krijuar. Në ballafaqimin e dytë mes drejtuesve të shkollës, inspektores është shprehur se rasti është shumë i rëndë dhe do merren masa sipas ligjit. Ndërsa ka kërkuar që rasti të mos bëhet mediatik , pasi kjo gjë do të rëndoj fëmijët. Shprehje kjo që ka hasur në reagimin e prindërve të cilët e kanë marrë si kërcënim nga ana a e inspektores së Zyrës Arsimore Tiranë.

Ndërkohë që burime të informacionit bëjnë të ditur se mësuesja Albana Vathi, ka marrë masën e disiplinore ” vërejtjet me paralajmërim për largim nga puna” për një kohë gjashtë mujore.

Ballafaqimi me Drejtoreshën e shkollës “Avni Rustemi”,Tiranë

Prindi – Atë shkresën unë e kam bër.

Drejtoresha – Duhet me shkrujt, pa e pasur një gjë të shkruajtur unë nuk bëj asnjë veprim. Se gjithçka do t’i vihet në dispozicion komisionit të etikës. Ja, komisioninit të etikës kemi përpara, ligjin. Kemi hapur ligjin e shqyrton e ashtu, i jep propozim është një çik rrugë që zgjat. Më jep materialin që kam mbledh

Prindi – Dëgjo unë desha prap Albanën të vij këtu

Drejtoresha – Është në mësim, merru privatishtë me të

Prindi – Jo, jo privatisht. Unë me të nuk merrem, merrem ligjërisht

Drejtoresha – Takoje vetë

Prindi – Të vijë këtu në prezëncën tëndë që ta dish, shife një herë këtu qa kam shkruajtur

Zv. drejtoresha – Ç’ne ajo që ke shkruajt, nuk është e keqe si përson

Prindi – Të arrin fëmijët të degradohen në atë gjëndje

Zv. drejtoresha – Se di si ka ndodhur, ajo ka pasur gjithmon klasa në kujdesatari

Prindi – Ka pasur gjithmon klasa në kujdesatari, po si e bëri pra? Mirë a e patë vetë se si ishte?

Drejtoresha – Nuk e vë në dyshim

Prindi – Fëmijët kan ardhur të dehur moj, ajo i ka mbajtur fëmijët të dehur në një park në Durrës moj, sepse fëmijët kanë qenë të pirë. I ka mbajtur të pirë tek një park në Durrës dhe kur kanë ardhur akoma të pirë, goca ime është shtrirë në autobuz. Ku ishte, ku ishte o mamë zysha i thashë? Ishte duke bërë muhabet me shoferin.Tani më sillë edhe një herë Albanën këtu të lutem, po ja sqaroi muhabetin në prezencën tënde.

Drejtoresha – Për mua shkruj pikat 1,2,3,4 për qa e akuzon tjetrin, këto gjëra që i ke shkruajtur, bëj me pika se janë shumë të gjata. E para unë të falenderoi për qytetarin dhe mënyrën e komunikimit që vjen dhe e kërkon këtu zgjidhjen se ka edhe kafshë prindë, më fal s’ke lidhje t’i që shkon … E ka pas një përballje të tillë.

Prindi – Përgjërohem më fal, nuk do bëhen eskursione më tha pa prezëncën tënde më tha, do vish edhe ti në eskursion me mua. Zonjë i thashë unë nuk mundet të vij në eskursion me ty. Sespe s’kam lekë të paguaj për eskursion, ajo më thot s’ka gjë, ka kush paguan më thotë.

Ballafaqimi i dytë në prani Drejtoreshës së shkolles dhe inspektpres DAR-it Tiranë,

Prindi : Më fal drejtoreshë të them Floridës (mësueses) të vijë?

Inspektorja e Dar Tiranë: Si jeni? Mu prezantoni me emër ju lutem

Prindi: E. V.

Inspektorja e Dar Tiranë: Ku e ke fëmijën?

Prindi: Është në shtëpi

Inspektorja e Dar Tiranë: Dakort. Po cila klasë?

Prindi: Klasa e 8 a/. Me zysh Albanën kujdestare.

Inspektorja e Dar Tiranë: Me zysh Albanën. Mirë atëherë ne po të dëgjojmë, neve na i parashtro të gjitha, të gjitha ato që ke dhe unë të përpiqem të gjykoj, ok? Se është pjesë e proçedurës dhe vetëm kaq, por edhe nga ana njerëzore dua të kuptoj.

Drejtoresha: Është puna se ne i vumë në dispozicion gjithçka që është bërë deri tash. Duke nisur që nga ankesa me shkrim dfhe protokollimi i ankesave, që nga bisedat që kemi bërë bashkë, gjithçka ja kam vënë në dispozicion edhe komisionit të disiplinës por edhe zonjës që po flet pasi ajo është përfaqësuese e Drejtorisë Arsimore. Sepse jo gjithçka e dinin edhe këto që janë këtu. Sepse ne i kemi diskutuar vetëm në komision të etikës dhe çfarë kemi diskutuar këtu në zyrë në drejtori.

Prindi: Se këto skan qenë asnjëra në komision.

Drejtoresha: Ska, skanë lidhje është komision tjetër ky. Pasi diskutohet në komisionin e etikës i kalon komisionit të disiplinës kur është shkelja më e përshkallëzuar. Më e rëndë se për tu mbyll në kpomision të ertikës. Komisioni i etikës e ka përcjell në komision të disiplinës që sigurisht është një shkallë më lart. Por komisioni do të dëgjojë palët, dhe ju jeni dëgjuar tek komisioni i etikës., unë e delegoj problemin në drejtori arsimore dhe e kam deleguar pardje, kam qenë vetë. Dhe unë kam kërkuar që do mbledh komisionin e disiplinës për problemin në fjalë, dhe Dari ka sjell specialisten në bazë të dokumentacionit që kam dërguar unë/.

Prindi: Nuk e di sa i lexove ato që klisha shkruar unë?

Inspektorja e Dar Tiranë: po i lexuam.

Prindi: Janë Bërë Disa Gjëra Me Atë Zysh.

INSPEKTORJA E Dar Tiranë: Me zyshën kujdestare?

Prindi: Po me zyshën kujdestare, janë bërë disa gjëra që nuk mund të përtypen, nuk janë të lehta të përtypen ato gjëra. Domethënë se të shohësh fëmijën duke konsumuar alkol në ekskurasion, nuk është e lehtë se unë të besoj fëmijën ty. Dhe ku e gjen guximiun ajo që merr një ekskursion pa urdhër të drejtoreshës pa asnjë, asnjë fare dokumenti asnjë gjë merr fëmijët dhe ikën,

INSPEKTORJA E Dar Tiranë: Zysha e mori përgjegjësinë dhe është punonjësi arsimor që do të gjykojë. Për përgjegjësinë që është pa lejen e stafit drejtues e mban përgjegjësinë vetë zysha,

Prindi: po . Gjithsesi mua më erdhi keq për atë zyshën. Realisht filloji duke qarë, të lutem më fal nuk do ta bëj më. Të përgjërohem e gjithçka. Ok, i thash unë. Ama ti nuk do ndërmarrësh më ekskursione. Unë si të bëj publike çdo gjë dhe çdo gjë e kam teë pohuar edhe me içizime edhe me video, me çdo gjë. Asgjë nuk më mungon.

INSPEKTORJA E Dar Tiranë: Kjo nuk është në ndihmë te fëmijëve

Drejtoresha: ne do të marrim vendim do ta dëgjojmë dhe mësuese, do merret vendim nga komisioni dhe do lajmërohesh, ndoshta nesër jo por pasnesër e sigurt.

Prindi – Kush m’i paguan mua këto lekët? Nga dalin këto lekët që paguhen për ekskursionin tim? Atëherë i bie që lëkët të mblidhen nga nxënësit . Po i bie që Albana bën dhe në ekskursione … mos do të blejë ndonjë gjë për Vit të Ri ajo?! U kishte thënë nxënësve do ikim në Prizëren, tashi para Vitit të Ri, një natë fjetje dhe 70 euro, mos t’u thoni prindërve që është aksidentuar. Ti e more vesh?

Drejtoresh e shkollës – Ky është fakt i rëndë

Prindi- Atëhere?

Drejtoresha e shkollës- Mbulohet gabimi i saj

Prindi – Në prezencën tuaj merr fëmijën tim e i thotë mos trego, mos i trego mamit për aksidentin atje, sepse nuk do të shkoni më në ekskursion. Është presion psikologjik ndaj fëmijëve ky? Sepse fëmija do të dali.

Drejtoresha e shkollës- E rëndë është, është e vërtet është e rëndë! Ne jemi një drejtori që na ka zili gjithë Tirana. E ke problem që është N…

Prindi- Jo

Drejtoresha e shkollës- Ok

Prindi – Desha të pyes për dje që më morët dhe në telefon, për çfarë do flisnim?

Mësuesja kujdestare – Po po , qe të të kërkuar dhe ndjesë, të kërkova të takoheshim më the folëm se do të takoheshim dje

Prind- Për çfarë duhet të takoheshim dje kur unë isha e çmendur

Mësuesja kujdestare – Po lërë tani

Prindi- Jo jo një sekond, se unë isha e çmendur pse ngrita shqetësimet e fëmijës tim dhe të drejtat e fëmijës tim dhe shkeljet që ke bërë ti.

Mësuesja kujdestare – Dëgjo mua të them dhe njëherë, se edhe mbrëmë të prita se the do të vijë bashkëshorti

Prindi- Për çfarë e bëre atë Albana?

Mësuesja kujdestare – Për t’u ulur

Prinid- Për çfarë se ti çfarë nuk më the atë ditë, kur ishe me gabimet e tua

Mësuesja kujdestare- Dëgjo Albanën, njeriu edhe nxitohet

Prindi- Dhe më the kalamajt nuk kanë pirë alkool, ju hodhe në fut alkooloin fëmijëve

Mësuesja kujdestare- Tani të kërkova të flasim si njerëz dhe më the Albana di vijë im shoq dhe prita

Prindi- Mirë po a je koishente që fëmijët kanë pirë alkool te lutem

Mësuesja kujdestare-Unë kam ardhur për të kërkuar falje sot

Prindi- A je koishente që fëmijët kanë pirë alkool

Mësuesja kujdestare- Unë po ju kërkoj ndjesë personalisht

Prindi – Sepse fëmija im që atë ditë që janë kapur videot ka konsuamuar alkoolin, shisha etj etj, që janë të vetëdijshme zyshat , drejtoresha i dinë që të gjitha dhe fëmija im është diskriminuar në klasë, duke u quajtur spiune.

Drejtoresha e shkollës- Asnjëherë

Mësuesja kujdestare- Unë të kërkoj ndjesë prapë para drejtoreshës ….

Drejtoresha e shkollës- Nëse është e vërtet është e rëndë

Prindi- Është e vërtet, u kape duke ikur , u kape duke ikur për ekskursion zonjë e dashur për në ….?

Drejtoreshe shkollës –U ke thëne ti mos i merr ato të dyja ?

Mësuesja kujdestare- Po jo moj drejtoresh

Prindi- t’u sjell nxënësit këtu unë? Unë dua ballafaqim që ti të pranosh gabimin që ke bërë. E ke berë s’e ke bërë?

Mësuesja kujdestare- Dëgjo këtu , unë përderisa jam këtu para teje ta kuptosh edhe ti të kërkoj falje

Drejtoresha e shkollës – Jo nuk e kam bërë thotë.

Prindi- Po për çfarë kërkon falje ?

Drejtoresha e shkollës- E ke bërë gabimin?

Mësuesja kujdestare- Po një po e madhe, si e do më.

Loading...