Skandalet me peleta s’kanë të ndalur, autoritetet ende heshtin!

Shpërndaje

Në afrim të fundit të vitit, “skandalet” në Ministrinë e Ekonomisë nuk kanë të ndalur. Burime të Agjencisë së Lajmeve “Zhurnal” brenda Ministrisë së Ekonomisë sqarojnë se si po ndodhin manipulimet me ndarjen e numrave të aplikacioneve për fitimin e subvencioneve për peleta, program i qeversë, që kapin vlerën prej 30 mijë denarëve për çdo kërkesë.

Burime brenda ministrisë thonë se subvencione për peleta ka vetëm për 230 kërkesa, për të cilat Ministri Kreshnik Bekteshi ka shpallur konkursin, ndërsa burimet e “Zhurnal” vërtetojnë se numrat rëndor që iu kanë dhënë aplikuesve fillojnë nga numri 100, që nënkupton që 100 numrat e parë janë ndarë për fitime personale.

“Skandali” që dononcohet në Agjencin tonë, thuhet se Ministri Bekteshi i ka rezervuar për të “afërmit” e tij 100 kërkesa (numra të arkivës) dhe se këto numra të arkivit, nga dy persona të njohur mbrenda ministrisë, shiten prej 100 deri 200 euro, ndërsa kërkesat tjera që vijnë për subvencione janë “sa për sy e faqe” dhe nuk do të merren aspak parasysh.

Dononcuesi pyet se si mundet që konkursi për subvencionet të shpallet në mbrëmje ndërsa të nesërmen në mëngjes numri i parë të jetë 240 e sipër, kështu i bie që në arkiv janë pranuar kërkesa edhe natën.

I njejti burim sqaron se Ministri Bekteshi bën marrëveshje me kompani që shesin pajisje me peleta, dhe këtyre kompanive ua ruan numrat që më vonë subvencionet t’ua kthejë këtyre kompanive me kompensim nga 100-200 euro, dhe jo sa është subvencionimi real prej 500 euro.

Lidhur me dyshimet në fjalë, Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kërkuar prononcim zyrtar nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi por ai vazhdon të heshtë edhe më tutje. Për këto keqpërdorime ende po heshtin edhe organet kompetente, detyrë e të cilave është lufta kundër korrupsionit.

Loading...