“Skandali” i rradhës në Ministrin e Ekonomisë, shiten nga 100 deri 200 euro numra të Arkivës për subvencione për peleta?!

Shpërndaje

“Skandalet” në Ministrinë e Ekonomisë nuk kanë të ndalur. Burime të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal brenda Ministrisë së Ekonomisë tregojnë për një skandal të paparë lidhur me subvencionet për peleta që kapin vlerën prej 30 mijë denarëve për çdo kërkesë.

Burime brenda ministrisë thonë se subvencione për peleta ka vetëm për 230 kërkesa, ndërsa Ministri Kreshnik Bekteshi kohë më parë ka shpallur konkursin, ndërsa sipas burimeve tanë, kjo ministri të nesërmen ka filluar të ndanë numra prej 100 e sipër.

“Skandali” që dononcohet në Agjencin tonë, thuhet se Ministri Bekteshi i ka rezervuar për të “afërmit” e tij 100 kërkesa (numra të arkivës) dhe se këto numra të arkivit, nga dy persona të njohur mbrenda ministrisë, shiten prej 100 deri 200 euro, ndërsa kërkesat tjera që vijnë për subvencione janë “sa për sy e faqe” dhe nuk do të merren aspak parasysh.

Dononcuesi thotë se, “Si mundet që konkursi për subvencionet të shpallet në mbrëmje ndërsa të nesërmen në mëngjes numri i parë të jetë 240 e sipër, kështu i bie që edhe natën kanë pranuar kërkesa”, thonë burime brenda Ministrisë së Ekonomisë.

I njejti burim thonë se Ministri Bekteshi bën marrëveshje me kompani që shesin shporeta me peleta, dhe këtyre kompanive ua ruan numrat dhe natyrisht kjo ndodhë me kompensim, gjegjësisht 100 deri 200 euro për numër.

Lidhur me dyshimet në fjalë, Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kërkuar prononcim zyrtar nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi por deri më tani lidhur me këtë çështje në ministrinë që drejton Bekteshi po mbizotëron heshtja dhe nuk japim detaje dhe sqarime qytetarëve për dyshimet për keqpërdorime të subvencioneve me peleta.

Loading...