Studentët i zënë rrugën Lindita Nikollës, reagon ministrja: Gati të negocioj me studentët por jo në rrugë (Foto)

Shpërndaje

Qindra studentë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.

Lidhur me këtë ka reaguar në Ora News edhe ministrja e Lindita Nikolla e cila tha se është e gatshme të negociojë me studentët për kërkesat që ata kanë.

Sipas Nikollës, kërkesa e studentëve është që ata mos paguajnë vitin që ngelin.

“Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për dicka që ata ndjejnë. Por e vërteta është tjetër.

Ka nisur si një reagim në fakultetin e Arkitekturës për shkak se administratorja e atij Universiteti ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës, gjë të cilën studentët kanë dashur në një kohë tjetër pagesën e tarfiës, gjë që është pranuar nga stafi i Universitetit. Edhe degani ka qenë në komunikim me ta.

Ky moment është përdorur nga segemente të tjera për të pasur në kërkesë më të madhe, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra kërkojnë është që studentët që mbesin nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin.

Unë, zv.ministrja dhe këshilltari kemi kërkuar që një përfaqësi e tyre të vijnë dhe të diskutojnë.

Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendsour për të komunikuar dhe të sqaroj”, u shpreh Nikolla. (TemA)

Loading...