Studentët japin ultimatumin e fundit: Qeveria të plotësojë kërkesat deri nesër në 16.00

Shpërndaje

Studentët kanë paralajmëruar zhvillime të reja nesër, e cila është vendosur edhe dita vendimtare e protestës. Studentët kanë thënë se e marta është dita e fundit kur presin që të plotësohen kërkesat. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, përfaqësues të fakulteteve në vend, kanë njoftuar se do të bllokohen të gjitha hyrjet e fakulteteve në mbarë vendin nga ora 07.00 deri në 10.00. Kjo do të thotë bojkot total i universiteteve.

Po ashtu bëhet e ditur se në orën 10:00 do të nisë marshimi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të dërgojnë për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave. Siç kanë thënë edhe këta ditë, studentët thanë se ora 16.00 e së martës përbën afatin përfundimtar për plotësimin e kërkesave ose do të hidhen në demonstratë e grevë.

Loading...