Studentët nisen drejt MAS: Bashkoni me ne, mos rrini në kafene

Shpërndaje

Dhjetra studentë kanë nisur marshimin nga Korpusi Universitar drejt Ministrisë së Arsimit. Studentëve të Universitetit të Tiranës u janë bashkuar dhe ata të Arteve.

Me thirrjet “bashkohuni me ne, mos rrini në kafene”, ata shprehen se nuk do të ketë asnjë negociatë me kryeministrin Rama që i ka ftuar në dialog.

“Nuk ka negociata, kërkesat tona janë të qarta. Është dita e lirisë. Jemi të bashkuar, nuk ka përçarje. Ata kanë 30 vjet që bëjnë dialog me njëri-tjetrin dhe nuk kanë bërë asgjë”, shprehen studentët.

Ndërkohë edhe studentët e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër do të vijojnë protestën e tyre edhe ditën e sotme. Ata kanë njoftuar në rrjetet sociale se do të mblidhen sërish paradite përpara Universitetit, për t’u solidarizuar me protestën në mbarë vendin. Protesta e tyre e parë u zhvillua ditën e djeshme.

Rikujtojmë që Rama ka ftuar në dialog studentët në orën 11:00, live në facebook.

Loading...