Studentët përsëri edhe sot protestuan në Tetovë (Video)

Shpërndaje

Në sheshin e qytetit, rrugët dhe para dy universiteteve në Tetovë – Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore, për të dytën ditë me radhë protestojnë studentët.

Në numër dukshëm më të vogël se dje i përsëritën kërkesa për uljen e taksave studentore, ndal korrupsionit, marrëdhënies korrekte prej profesorëve pa blerjen e librave për nënshkrim dhe notë më të mirë, përmirësimin e kushteve për studim dhe ngjashëm.

Paralajmëruan se nëse për shtatë ditë autoritetet nuk ua plotësojnë, siç thanë kërkesat konkrete dhe publikisht të deklarojnë për këtë, ata do t’i radikalizojnë protestat. U përqendruan edhe në kumtesat e djeshme të Ministrisë së Arsimit dhe dy universiteteve.

“Revolta jonë e akumuluar që shpërtheu dje prej nesh bëri që menjëherë të prononcohen MASH, UT dhe UEJL. Por kjo nuk ishte ajo që ne e kërkojmë prej jush. Ne kemi dorëzuar kërkesa konkrete të cilat duhet të realizohen dhe jo të komentohen prej anës tuaj. E përmendët misionin të cilin e kanë universitetet dhe atë të jenë në shërbim të studentëve dhe jo të politikës dhe klaneve politike, në anën e shkelësve të të drejtave tona, korrupsionit dhe nepotizmit. Universitetet janë vend ku duhet të pajisemi me dituri dhe jo firma private për pasurimin e familjeve, klaneve dhe individëve”, porositën studentët të cilët për të dytën ditë protestuan në Tetovë.

Loading...