Takimi me rektorët e universiteteve publike, Rama i bie tavolinës: Nuk ju kam ndërhyrë asnjëherë (Video)

Shpërndaje

Me tone të ngritura dhe duke goditur tavolinën, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë drejtuesit e universiteteve janë fajtorë për situatën e krijuar për gjendjen e studentëve që solli protestën.

Rama theksoi se nuk iu ka ndërhyrë në punën e tyre duke marrë si shembull punësimet. Madje edhe duke paralajmëruar se nëse ka ndërhyrë tek punësimet është i gatshëm të largohet.

Ai tha se janë mbi një mijë punonjës që marrin rrogë kot dhe që nuk shërbejnë fare për përmirësimin e kushteve në universitet. Gjithashtu Rama në formë të prerë iu drejtuar rektorëve dhe dekanëve, që do të jetë një protestues i përhershëm kur çështja do të lidhet me arsimin.

Kryeministri Edi Rama tha se gjithë bordi i administrimit në Universitete duhen shkarkuar dhe të zëvendësohen me persona me profile publike. Gjatë një takimi me rektorë dhe dekanë të Universiteteve Publike për të diskutuar 8 kërkesat e studentëve, Rama tha se qeveria asnjëherë nuk ka penguar asnjë vendimmarrje të bordit.

Loading...