Takohen ‘RIVALËT’, Ademi takohet me Taravarin

Shpërndaje

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi ka pritur sot në një takim pune kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravarin. Gjatë takimit është folur për politikat e përgjithshme qeveritare në drejtim të përmirësimit të cilësisë së sistemit arsimor si dhe pritjet për kontributin që duhet të jep në këtë drejtim pushteti vendor, duke mos përjashtuar as Komunën e Gostivarit.

Në këtë takim, ministri Ademi ka informuar për aktivitetet që do të ndërmerr Ministria e Arsimit dhe Shkencës në të ardhmen me qëllim të avancimit të kushteve për realizimin e procesit edukativ arsimor në shkollat fillore dhe të mesme.

Kryetari i komunës, Taravari u ndal në prioritet e investimeve për të cilat kanë më së shumti nevojë shkollat, me qëllim të përmirësim të kushteve për mësim. Ministri i Arsimit dhe kryetari i Gostivarit, kanë diskutuar gjithashtu për rëndësinë që ka arsimi i mesëm profesional dhe mundësitë e mira që ofrojnë në këtë drejtim shkollat komunale të Gostivarit si dhe për gjetjen e mundësive që të njëjtat të zgjerohen me drejtime dhe profile të reja konform kërkesave dhe nevojave të tregut të punës.

Loading...