Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Edi Rama sulmohet me vezë (Video)

Shpërndaje

Ka nisur me tensione të forta dhe incidente seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë gjatë diskutimeve për rikthimin e buxhetit të vitit 2019, që presidenti Ilir Meta solli për rishqyrtim në Kuvend.
Ishte pikërisht kjo pikë që pas rreth 6 muajsh bojkot, solli në parlament opozitën shqiptare, pasi buxheti u kthye nga presidenti për të reflektuar edhe kërkesat e studentëve që protestojnë prej dy javësh për një buxhet më të lartë për arsimin e lartë.

Teksa fjalën e mori kryeministri Edi Rama, duke thënë se do të vazhdojë dialogun e vështirë me studentët, deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa është ngritur i revoltuar nga karrigia e tij dhe ka tentuar të qëllojë me vezë kreun e qeverisë. Rama tha se s’do të fliste shumë në parlament, dhe kohën e tij prej 40 minutash fjalim, do ja dhuronte liderit demokrat Basha, pasi vetë Rama do të vijonte dialogun me studentët e Mjekësisë. Në këtë moment, u çua deputeti Hasa duke hedhur ndaj Ramës sende që kishte në tryezën e tij.

Reagimi i vetëm i Ramës ishte: “Merreni nxirreni jashtë këtë”

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi mori vendim për përjashtimin nga seanca të deputetit të Partisë Demokratike. Ndërsa seanca u ndërpre, dhe forcat e gardës nxorrën nga salla deputetin.

Loading...