Turqi, shpëtohen dhjetëra emigrantë në Detin Egje

Shpërndaje

Gjithsej 51 emigrantë të padeklaruar u shpëtuan në brigjet e provincës turke Izmir teksa po përpiqeshin të kalonin në Greqi me gomone, njoftuan burimet e rojes bregdetare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet thanë se motori i gomones ishte prishur në det, me ç’rast rojet bregdetare i janë përgjigjur thirrjes së tyre për ndihmë.

Emigrantët po përpiqeshin të shkonin në Greqi në mënyrë të paligjshme, shtuan burimet.

Pas shpëtimit, emigrantët janë dërguar në Drejtorinë Provinciale për Emigracion.

Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri.

Loading...