Turqia është shtëpia e migrantëve të 190 vendeve, shumica nga Siria

Shpërndaje

Republika e Turqisë është shtëpi për migrantët e 190 vendeve të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve, shefi i Drejtorisë për Migracion pran Ministrisë së Punëve të Brendshme, Abdullah Ayvaz, për AA tha se ky vend momentalisht strehon gjithsej 4.7 milionë migrantë.

Ai tha se më së shumti refugjatë në Turqi, 3.6 milionë, arritën nga Siria.

Siria tashmë tetë vite është bastion i luftës civile, ndërsa Turqia fqinje që nga fillimi i përleshjeve në Siri ka zhvilluar politikë të dyerve të hapura për refugjatët.

“Migrantët në Turqi janë mysafirët tanë. Anadolli ka qenë shtëpia e shumë civilizimeve të cilët janë kujdesur për njerëzit e rrezikuar dhe të persekutuar”, tha Ayvaz.

Ayvaz theksoi se migrantët kontribuojnë dukshëm në shoqërinë, kulturën dhe ekonominë e Turqisë duke përdorur mundësitë për arsim, punësim dhe sipërmarrje në këtë vend.

Ai njoftoi se Drejtoria do të zbatojë së shpejti projektin “Live in Turkey”, një platformë informacioni që do të japë informacion për jetën në vend në gjashtë gjuhë për migrantët.

Loading...