Vetëvendosje: Shpend Ahmeti pastron borën me kamionë të Serbisë (Foto)

Shpërndaje

Aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti ka thënë se skandalet e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit nuk kanë të ndalur, përcjellë Gazeta Blic.Siç ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në “Facebook”, gjendja në qytet është shumë keq sa i përket pastrimit të borës, sidomos në trotuare. Ai po ashtu ka thënë që kamionët, kompania të cilët po pastrojnë borën janë të Serbisë.Për më shumë shkrimi i plotë i Valdrin Ahmetit:

Skandalet e këtij kryetari sharlatan të Komunës s’kanë të ndalur. Fillimisht duhet cekur që gjendja në qytet është katastrofale sa i përket pastrimit të borës, sidomos trotuareve.Por edhe më skandaloze janë këto pamje që tregojnë se si po pastrohen rrugët në Prishtinë.Me kamionë e kompani të Serbisë, duke i mbuluar tabelat për t’u fshehur.

Sa kompania e sa qytetar në Prishtinë presin me vite për punë, kryetari shpërblen kompani nga Serbia. Turpi spaska fund!

Loading...