Vjen lajmi madh nga Gjermania, lamtumirë viza

Shpërndaje

Gjermania ‘hap dyert’, miratohet ligji për vizat e punës.

Është votuar sot ligji i ri për vizat e punës në Gjermani.

Siç njoftojnë mediat gjermane, Ligji i ri për vizat e punës, ia mundëson qytetarëve jashtë Gjermanisë që brenda 6 muajve të gjejnë punë brenda shtetit gjerman.

Ligji i cili ishte paralajmëruar të votohet me 19 dhjetor, është miratuar sot.

Detaje shtesë për Ligjin e Punës

Një gjë e kanë të qartë autorët e projektligjit të ri për migracionin e punës: papunësia e ulët dhe popullsia në plakje në Gjermani ua bëjnë të vështirë sipërmarrjeve, që t’i zenë me punonjës të kualifikuar vendet vakante të punës.

Po ashtu autorët e projektligjit e pranojnë, që edhe punësimi i shtetasve të BE-së nuk do të jetë i mjaftueshëm, për të kompensuar mungesën e punonjësve të kualifikuar në tregun gjerman.

Gjermania për këtë arsye duhet të jetë shumë më efektive në tërheqjen e punonjësve të kualifikuar nga vendet e treta, thuhet në dokumentin përkatës – me vende të treta nënkutpohen vendet jashtë BE-së.

Dokumenti i formuluar nën drejtimin e Ministrisë së Breendshme dhe i pasuar për plotësim në Ministrinë e Punës dhe të Ekonomisë në fund të gushtit do t’i dorëzohet kabinetit të kancelares Angela Merkel. Me këmbënguljen e ministrit të Brendshëm kristiansocial (CSU)Horst Seehofer synohet që të evitohet një “migrim në sistemet e sigurimit social”.

Gjermania nuk preferon sistemin e pikëve

Ndryshe nga vendet si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia, qeveria gjermane nuk do të aplikojë sistemin e pikëve. Në një sistem të tillë migrantët i nënshtrohen një verifikimi prej disa etapash, në të cilin vlerësohen kryesisht arsimimi, gjendja financiare, njohuritë e gjuhës dhe aftësitë për në tregun e punës. Sipas kushteve që plotësojnë migrantët klasifikohen me një numër të caktuar pikësh. Nëse numri i pikëve është i lartë atyre u jepet një vizë. Nëse numri i pikëve është i ulët, ata nuk pranohen.

Loading...