VMRO dhe LSDM debatojnë për projektet shqiptare, BDI në festë me kryetarin e partisë

Shpërndaje

Në Kuvend po zhvillohet seanca për pyetje deputetësh. Si zakonisht edhe sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko gjorçev pyeti kryeministrin Zoran Zaev se çfarë ka bërë ky i fundit për shqiptarët të cilët e sollën në pushtet. Zaev numëroi disa projekte nëpër komunat shqiptare dhe nuk harroi ta mbroj konceptin një shoqëri për të gjithë. Gjorçev i pakënaqur nga përgjigjja e kryeministrit, vuri në dukje faktin e migrimit të qytetarëve shqiptar jashtë vendit.

Derisa po zhvillohej ky debat plot entuziazëm, në sallë nuk u panë deputetët e BDI-së, duke filluar nga kreu i Kuvendit deri tek ministrat e këtij subjekti. Funksionarët e BDI-së lëshuan sallën e Parlamentit për t’iu bashkuar fjalimit të kreut te BDI-së Ali Ahmeti në prag të fundvitit./ALSAT/

VIDEO

Loading...