Votohen dy amendamentet e para kushtetuese

Shpërndaje

Deputetët nga Komisioni për Çështje Kushtetuese sot votuan amendamentin e parë dhe të dytë të Kushtetutës, të cilat janë propozuar nga Qeveria, njofton televizioni “Telma”.

Tetë deputetë i mbështetën amendamentet, dy ishin të përmbajtur, ndërsa nuk kishte asnjë kundër.

Në debatin për dy amendamentet u paraqitën pesë deputetë, shumica prej të cilave ishin deputetët shqiptar. Ato janë të shqetësuar për pjesën për të cilën ka të bëj me nënshtetësinë.

Atje thuhet se nënshtetësia do të jetë maqedonase/shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, ndërsa deputetët shqiptar kërkojnë që aty të theksohet edhe përkatësia etnike.

Loading...