Vuçiq: Tre muaj pas nënshkrimit kam kuptuar që Kosova nuk do ta formojë Asociacionin

Shpërndaje

Tema e Kosovës do të jetë pikë diskutimi mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq.Kjo u konfirmua nga ky i fundit sonte në një emision televiziv në Serbi.Sipas Vuçiq, tema tjera të diskutimit do të jenë edhe gazi rus, hekurudhat dhe diskutime të ndryshme, mirëpo se parësore do të jetë çështja e Kosovës.

Vuçiq tutje në këtë emision ka folur edhe për dialogun e Brukselit dhe sipas tij marrëveshjet e pazbatuara të Prishtinës.“Tre muaj pas nënshkrimit, e kam kuptuar se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet. Kjo ishte një gënjeshtër ndaj Serbisë, në mënyrë që Kosova të marr përkrahje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.Ai shtoi çështja e Kosovës ka qenë tema kryesore në Serbi këto katër vitet e fundit.

Kjo sipas tij ka ndodhur me organizimin e dialogut të brendshëm.Vuçiq foli edhe për taksën ndaj Serbisë të vendosur nga Qeveria e Kosovës, për të cilën tha se e ka vendosur shtetin e tij në një pozitë të vështirë, mirëpo se sipas tij institucionet do të kujdesen që të dalin nga kjo situatë.

Loading...