Vuçiqi “për” Marrëveshjen e Prespës, Ciprasi kundër Ushtrisë së Kosovës

Shpërndaje

“Për Serbinë është shumë me rëndësi që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Maqedonisë së Veriut në të ardhmen të jetë urë bashkëpunimi mes Serbisë dhe Greqisë si dhe mundësi për afrim më të madh mes Beogradit dhe Athinës”, deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të sotëm me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras.

“E di se ajo nuk është e lehtë, por Serbia dhe qytetarët e saj e përkrahin zbatimin e asaj marrëveshje”, tha presidenti serb.

Vuçiq dhe Cipras kanë diskutuar për situatën e Kosovës dhe aktivitetet për formimin e Armatës së Kosovës. Në lidhje me atë, Cipras tha se janë të papranueshme aktivitetet e Kosovës, gjegjësisht vendimi për vendosjen e doganës prej 100% për mallrat serbe dhe të Bosnjës, si dhe vendimi për transformimin e FSK-së në ushtri. Sipas tij, këto aktivitete nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

“Dua të dërgoj dënim për hapat e autoriteteve kosovare, me të cilat i hidhet vaj zjarrit”, tha Cipras pas diskutimit me Vuçiqin.

Loading...