VV nuk merr pjesë në seancë, kanë një pyetje për Shpend Ahmetin

Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka njoftuar se deputetët e partisë së saj nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se VV-ja nuk bënë pazare në dëm të vendit.

Postimi i plotë:

As 24 orë nuk pritën nga votimi i ligjeve për transformimin e FSK- së. Me nxitim, tinëzisht, natën e ftuan seancën e jashtëzakonshme për të legjitimuar tradhëtinë e tyre.

Qeverisë së pakicës i është bashkangjitur edhe pakica e opozitës, e dialogu nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet, andaj nuk duhet të vazhdoi para zgjedhjeve të reja dhe pa marrë mbështetjen e qytetarëve.

Cila është ngutia për të vazhduar dialogun me Serbinë? Cila është arsyeja që Shpendi të jetë në një ekip me Bexhet Pacollin, Dardan Gashin, Enver Hoxhajn e të tjerêt, të gjithë bashkë pas Thaçit e për të?

Në fakt tradhtia duket e vështirë e e pamundur herën e parë, pastaj s’është më as problem e as befasi. Kur tradhtuan idealin, programin, besimin e qytetarëve, asgjë më s’është e papritur.

Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë, e as në këto pazare në dëm të vendit.

Loading...