Xhudistes kosovare i mjaftuan vetëm 16 sekonda për të rrëmbyer të ARTËN

Shpërndaje

Është Distria Krasniqi që e ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në një nga turnetë më të rëndësishëm të xhudos në botë.

Xudistja kosovare ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Masters në Goungzhou të Kinës, ku marrin pjesë vetëm 16 garuesit më të mirë të secilës kategori.

Koreania Yang, rusja Dolgova dhe garuesja nga Sllovenia, Stangar, ishin rivalët e Distrisë në rrugën drejt finales, ndërsa në finale Krasniqi mposhti Ami Kondon nga Japonia për vetëm 16 sekonda.

Loading...