Zbulohet personi që theu paswordin e Milikije Halimit në facebook?

Shpërndaje

Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë njoftuar se është zbuluar personi i cili ka thyer paswordin e kryetares së komunës së Haraçinës, Milikije Halimi. Sipas këtyre burimeve, Halimi e ka denoncuar rastin mbrëmë menjëherë, kurse personi është zbuluar sot paradite, transmeton Gazeta Lajm.

Mbrëmë në profilin e kryetares së Haraçinës u paraqit një postim ku thuhej se ajo jep dorëheqje nga posti. Pas pak kohe Halimi ka reaguar duke njoftuar opinionin se është keqpërdorë profili i saj.
Edhe pse jozyrtarisht thuhet që e ka zbuluar personin, MPB ende nuk zbulon identitetin e tij.

Loading...