50 vjet në kurbet, Haxhi Luta nga Gostivari ka një mesazh për rininë që largohet nga vendlindja (Video)

Shpërndaje

Të rrallë janë shqiptarët që kanë qëndruar aq gjatë në Gjermani, sa haxhi Lutfi Osmani nga fshati Tërnovë i Gostivarit. Sivjet ai mbush 50 vite që kur në vitin 1969 ka lëshuar vendlindjen dhe është vendosur në Munih të Gjermanisë. Kur ka migruar në Gjermani si 22 vjeçar, plani i tij ka qenë të mos mbetet më gjatë se dy tri vite. Thotë se asnjëherë nuk e kishte paramenduar që do të mbetet 50 vite të plota.

Ai ka ndërruar disa herë punë. Mirëpo jo për shkak se nuk e kanë dashur punëdhënësit, por pasi si punëtor i dalluar, vazhdimisht ka pasur oferta më të mira. Më së gjati ka punuar në ndërmarrjen e hekurudhave të Munihut.

Është i brengosur për ikjen e rinisë nga Maqedoni dhe zbrazjen e fshatrave e qyteteve shqiptare. Por nuk i akuzon rinitarët, sepse është i vetëdijshëm se perspektiva e tyre në Maqedoni dita ditës po bëhet më e vështirë. Por porosit që të mos harrojnë vendlindjen. ai edhe pse është në gurbet 50 vite me radhë, e viziton vendlindjen së pakur dy herë në vit.
Tani 12 vite haxhi Luta është pensionist. Mirëpo nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Ai dhe më tej është mjaft aktiv në qendrën kulturore shqiptare në Mynih, si dhe në xhaminë El Furkan, që funksionon në kuadër të këtij klubi, ku shpeshherë zëvendëson imamin.

Loading...