Aksident fatal në Tetovë, humb jetën një person

Shpërndaje

Një aksident fatal ka ndodhur sonte në rrugën rajonale Tetovë – Bërvenicë, ku për pasojë ka humbur jetën një person i kombësisë maqedone, njofton TetovaSot.

Policia e Tetovës konfirmon se nga aksidenti ka humbur jetën një person nga Sellarca e Poshtme në aksidentin fatal në Bërvenicë.

Siç thekson Policia, personi i cili ka humbur jetën ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe për shkaqe ende të panjohura është goditur fatalisht nga makina e tipit BMW në pronësi të shoferit nga Tetova.

Ndërsa më parë gjithashtu Komandanti i zjarrfiksave, Uka Aliti për TetovaSot theksoi se aksidenti ka ndodhur diku rreth orës 20, dhe se fatale ka qenë për maqedonasin nga Sellarca e Poshtme për të cilin ende nuk zbulohet identiteti i tij.

Ekipet e policisë dhe zjarrfiksave janë në terren dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me aksidentin.

Loading...