Aktivistët e iniciativës qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” i vendosin ultimatum Zaevit (Video)

Shpërndaje

Problemet që u shfaqen në fillim të sezonit turistik në Kodrën e Diellit kanë nxitur reagimin edhe të Lëvizjes “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”. Nga kjo lëvizje ngrenë zërin ndaj siç shprehen lënies pas dore të kësaj pike turistike dhe mos përmbushjen e premtimeve për investime nga ana e Qeverisë. Drejtuesi i lëvizjes Hamdi Sulemani, edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin që ELEMIT ti merret menaxhimi me Kodrën e diellit, nga kjo Lëvizje i bëjnë thirrje kryeministrit Zaev që vet ta vizitoj Kodrën e Diellit për tu njohur nga afër me problemet me të cilat përballen vizitorët e kësaj Qendre turistike.

Si rezultat i kësaj kërkojmë takim urgjent me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit Qeveritar që janë të ngarkuar me punën e zhvillimit të turizmit dimëror dhe malor. Këtë takim kërkojmë ta zhvillojmë në Kodën e Diellit, më së voni deri ditën e shtunë 12 janar 2019 ora 11 dhe i sugjerojmë Zaevit që vizitën në Kodrën e Diellit si çdo qytetar, për të parë nga afër vështirësitë reale me të cilat përballen vazhdimisht vizitorët e kësaj pike turistike. Qeveria të analizoj në detaje kushtet e kontratës dhe të marr masa sipas ligjit, ndaj vonesave nga ana e kontraktonit. Nëse autoritetet e thirrura nuk reagojnë si duhet ndaj kërkesave, ata do përballen me protesta dhe bllokada serioze në vendin e njëjtë më datë 12 janar 2019 ora 11:00”. – theksoi Hamdi Sulemani, Lëvizja ta shpëtojmë Kodrën e Diellit

Premtime për investime në Kodrën e Diellit, ka pasur edhe nga partia shqiptare në pushtet, BDI. Nga kjo parti premtuan miliona euro investime, por realizimi i tyre edhe sot e kësaj ditë, mbetet vetëm në letër. Ndërsa muaj më parë gjatë takimit me banorët në Tetovë edhe vet kryeministri Zoran Zaev premtoi se Kodra e Diellit do të jepet nën koncesion.

Kodrën e Diellit, tanimë e ofrojmë. Sollëm vendim sepse, nuk mundet që ELEM i cili prodhon rrymë të bëj shtigje që të skijojnë pensionistët, nuk bëhet kjo. Gjithkund qendrat e skijimit jepen nën koncesion kompanive të mëdha nga Austria, Italia, Zvicra e Gjermania dhe këtë filluam ta bëjmë. Dhe ju bind se do ia dalim, shkaku se Kodra e Diellit i ka të gjitha predispozitat”. –u shpreh Zoran Zaev, kryeministër

Ditë më parë fillimin e sezonit turistikë në Kodrën e Diellit e shoqëruan një sërë problemesh, si më të theksuara mbeten mungesa e parkingut dhe mos funksionimi i ski lifteve.

Loading...