Aktivisti i VV’së publikon foton e Albin Kurtit me personin që parandaloi sulmin në Francë

Shpërndaje

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, ka publikuar një fotografi të kreut të partisë, Albin Kurtin me Bujar Mulin, qytetar nga Vushtrria që u bë i njohur për parandalimin e një sulmi me kallashnikov në Francë.

Pas tragjedisë në Istog, ku mbeti i vrarë një polic nga një person i armatosur, që kishte hyrë në bankë për të vjedhur, e madhe u bë fotografia që hajni kishte publikuar dikur me Albin Kurtin.

Aktivisti i VV’së, për të treguar se lideri i tij është fotografuar edhe me ata që konsiderohen heronj, ka shpërndarë në Facebook, një të tillë me Bujar Mulin nga Vushtrria.

“Ky në foto është Bujar Muli nga Vushtrria. Bujari jeton në Francë dhe me intervenimin e tij ka parandaluar një sulm me kallashnikov në një klub të natës në Francë”, ka shkruar Ahmeti.

Bujar Muli dhe Albin Kurti

E, këtë fotografi aktivisti e ka lidhur me reagimet që u bën javën e kaluar pasi Kamer Metaj, i armatosur,kishte hyrë i armatosur në një bankë në Istog, vrau policin Izet Demaj.

Metaj, i cili po ashtu mbeti i vrarë në përplasjen me armë, kishte publikuara dikur një fotografi me liderin e VV’së.

Pati reagime të shumta për shkak se sic dukej, Hajni kishte qenë përkrahës i Kurtit. Madje, ai kishte mbajtur tubime të VV’së në odën e tij.

Aktivisti Valdrin Ahmeti shkruan se sikur personi që ka parandaluar sulmin, të ishte sulmuesi, do të përmendej për afërsinë me Vetëvendosjen.

“Asnjë medium nuk e publikon këtë foto të tij me Albin Kurtin. Po sikur të ishte Bujari sulmuesi, do te gjindeshin edhe dëshmitarë të tregonin afërsinë e tij më Lëvizjen e Albinin”, ka shkruar Ahmeti.

Loading...