Ali Ahmeti letër Koxias-it: Ia dolëm miku im!

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka shkruar një letër ish-ministrit për Punë të Jashtme në Greqi njëherit edhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxias. Ahmeti ka falënderuar diplomatin grek për kontributin dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Më në fund erdhi dita kur bashkarisht mund t’i gëzohemi një suksesi të përbashkët kaq të madh.I nderuar mik, ia dolëm. Të gjithë që dhanë kontribut në këtë vepër shekullore duhet t’janë krenar sepse ndërtuan vlerë civilizuese evropiane. Paç fatin dhe dua që ta dish se derën time do ta gjesh gjithëmonë të hapur pa patur nevojën që të trokasësh”, thuhet mes tjerash në letrën e Ahmetit dërguar diplomatit grek Nikos Koxias.

Loading...