Arratiset njëri prej sulmuesve të Selës

Shpërndaje

Nikola Vojminovski, i dënuar me 13 vjet heqje lirie për sulmin ndaj deputetit Zijadin Sela supozohet të jetë në arratisje. Mirëpo këtë informacion nuk e konfirmojnë institucionet kompetente, ata vetëm thonë se opinioni do të jetë i informuar me kohë. Personi në fjalë, është dënuar për veprën penale “tentim vrasje” ndaj deputetit Ziadin Sela. Ai ka qenë duke qëndruar në paraburgim shtëpiak. Jozyrtarisht mësohet se zyrtarët policorë një ditë më parë, kanë shkuar në shtëpinë e Vojminovskit, me çrast kanë konstatuar se i dënuari ka ikur nga shtëpia. Me këtë rast thuhet se, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër të informohet gjykatësi përgjegjës i kësaj lënde.

Loading...