ASH: Revizion për Parkingjet dhe Qendrën Shëndetësore në Tetovë

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët dega Tetovë kërkon nga instuticionet kompetente që t’i bëhet një Revizion për Parkingjet dhe Qendrën Shëndetësore në Tetovë, informon fjala.mk

Postimi i ASH-së në facebook:

Siç e dini ka kohë që Aleanca për Shqiptarët – dega Tetovë ka kërkuar revizion të përgjithshëm të Komunës së Tetovës, për ta kontrolluar nga afër krimin ekonomik-financiar që bëhet aty. Por jo vetëm që nuk kemi marrë përgjigje nga Qeveria dhe organet kompetente, ata aspak nuk e kanë marrë parasysh kërkesën dhe në këtë vit do bëjnë vetëm revizion selektiv.
Në këtë revizion selektiv, ata kanë vendosur që të kontrollojnë vetëm Parkingjet e Tetovës dhe Qendrën Shëndetësore, dhe jo në tërësi Komunën apo Spitalin e Tetovës. Ne kërkojmë që revizioni të mos jetë selektiv, dhe të jetë i përgjithshëm për të dyja institucionet.

Loading...