ASH-Tetovë: Komuna e Tetovës borxhe deri në fyt, vazhdon të ndajë para personave fizik (Dokument)

Shpërndaje

ASH dega Tetovë në një postim në facebook ngre dyshime për Komunën e Tetovës për pagesa të mëdha parash për persona fizik madje edhe iu janë ndarë para edhe kryqit të kuq.

Edhe pse komuna e Tetovës është në borxhe milionshe, ajo vazhdon të ndajë ndihma financiare për një seancë afër 10 mijë euro personave fizik, por këtë radhë edhe kryqit të kuq.

Nga ASH thonë se kanë informata se disa persona që figurojnë në listën e emrave që u është nda ndihmë financiare nuk kan pasur dijeni, por as edhe nevojë për një gjë të tillë. ASH kërkon që të hetohen të gjitha rastet e personave fizik se për çfar arsye u janë ndarë mjete!

Loading...