BDI: Fluturimi i shqiponjave nuk do të ndalet, simbolika nuk është kërcënim për askënd

Shpërndaje

Me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, politikanët nga BDI-ja “fluturuan” shqiponjat me dy koka dhe nxitën reagime dhe emocione te pala maqedonase, e pasuan shpjegime të simbolikës së shqiponjave, duke shpjeguar se shqiponja me dy koka nuk ka metaforë të keqe, përcjell FLAKA.

Nëse dikush shqetësohet kur unë e shpreh publikisht se jam shqiptar, ky është problemi i tij dhe jo i imi, tha zëvendëskryeministri për Integrimin Europian, Bujar Osmani, duke shpjeguar se fotografia me shqipen të kryqëzuara në formën e një shqiponje me dy koka që ata bënë së bashku me kreun e BDI-së Ali Ahmeti nuk ka konotacion nacionalizmi.

Edhe deputeti Artan Grubi i BDI-së mbrëmë në Tv 24 bëri simbolin e shqiponjës duke fluturuar dhe shpjegoi se shqiponjat nuk nënkuptojnë Shqipërinë e Madhe.

Sot, dy ditë pas zyrtarizimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, zyrtarët e BDI u mblodhën para monumentit të Skenderbeut, duke shënuar vitin e këtij heroi shqiptar. Ata thanë se qëllimi i ligjit është të integrojë plotësisht shqiptarët në shoqëri, jo të ndajë qytetarët. FLAKA

Loading...