BDI heq dorë nga “Presidenti konsensual”, dalin me kandidat partiak të tyre! (Video)

Shpërndaje

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim po mbanë mbledhje ku në rend të ditës janë hapur disa tema, por vetëm për temën e parë që është Zgjedhjet presidenciale në vend, është arritur pajtueshmëri unanime që BDI në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të del me kandidatin e saj.

Zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani, njoftoi se kryesia ka vendosur që BDI në zgjedhjet presidenciale të del me kandidat të vetin, duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me partitë shqiptare por edhe me partitë e komuniteteve të tjera në vend.

“Vendimi i kryesisë unanim është që BDI në zgjedhjet presidenciale do të del me kandidat të vetin, në rast së gjatë ditëve në vijim do të krijohen kushte për ndonjë bashkëpunim eventual, atëherë kryesia e ka autorizuar kryetarin që të zhvillojë bisedime me partitë politike shqiptare për eventualisht një opsion kandidat të përbashkët, por edhe me partitë politike të komuniteteve të tjera për një kandidat i cili do të jetë mbi etnik, por do të shohim si do të zhvillohen bisedimet rreth kësaj çështje”, deklaroi Osmani.

Loading...