Bora e madhe bllokon rrugët në Brezovicë (Foto)

Shpërndaje

Si pasojë e të reshurave të mëdha të borës, disa vetura kanë mbetur të bllokuara nëpër rrugët e Brezovicës.

Temperaturat gjatë natës së mbrëmshme kanë rënë në minus nëntë gradë, kështu duke ngrirë rrugët dhe duke i bërë ato të pakalueshme për turistët, njofton Klan Kosova.

“Prej vikendicave rruga është e bllokuar. Veturat në parking kanë mbetur të bllokuara gjithashtu. Bllokim total, mos u nisni. Ju lajmërojmë ndërkohë nëse pastrohet rruga”, shkruan grupi Kosovo Outdoor GURU.

Loading...