Brnabiçin e kap frika pas bashkimit të kufirit Kosovë-Shqipëri

Shpërndaje

Ajo ka thënë se deklarata e Haradinajt se nuk ekzistojnë kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, është një goditje ndaj stabilitetit rajonal.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka thënë se ajo nuk ka kërkuar nga vendet e OKB-së që të tërheqin njohjen e Kosovës, duke shtuar se Haradinaj ka pretenduar gabim kur ka thënë se Serbia po kërkon tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Brnabiç ka thënë se ajo iu ka dërguar letër vendeve të OKB-së për lëvizjet aktuale në Prishtinë, shkruan Tanjug.

Ajo ka thënë se deklarata e Haradinajt se nuk ekzistojnë kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, është një goditje ndaj stabilitetit rajonal.

“Kjo është qesharake, kjo është një shkelje jo vetëm e marrëveshjeve ndërkombëtare, por të gjitha standardet ndërkombëtare dhe normave. Kjo sigurisht është një tjetër goditje për stabilitetin rajonal”, tha kryeministrja serbe”

Loading...