Departamenti i Shëndetësisë i ASH-së: Ministri Filipçe nga paaftësia e tij ka dështuar në menaxhimin e epidemisë

Shpërndaje

Në momentin kur numri i të prekurve nga fruthi rritet, ndërsa epidemia përhapet edhe në qytetet më të vogla të vendit, për shkak të së cilës pritet që numri i të sëmurëve të shtohet!

Viteve të fundit në Maqedoni është i pranishëm trendi i rënies së vaksinimit, i cili është më i theksuar në mjediset urbane dhe varet nga shumë faktorë! Është fakt i pamohueshëm ekzistimi i lëvizjeve antivaksinim, të cilat janë aktive në rrjetet sociale dhe kur ka mosbesim të përgjithshëm të popullatës në politikbërjen e shëndetit publik, në transparencën e mënyrave të furnizimit dhe kualitetit të vaksinave që përdoren dhe kur ndikimi i informatave të marra nga burime të pavërtetuara dhe joprofesionale që lehtë kanë qasje te prindërit dhe kontribuojnë në rënien e vaksinimit, e veçanërisht sjellja prej diletanti e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili në prag të epidemisë së fruthit, nëpërmjet fotografisë së postuar në Facebook, u lavdërua se edhe Ai e vaksinoi mbesën e vet, që të njëjtën deklaratë dje e demantoi në intervistë për Radio Evropa e Lirë se vajza ka pranuar vaksinë tjetër, me arsyetim se ka qenë e vogël për vaksinën kundër fruthit, është kulminacion i të gjithë këtyre momenteve dhe gjendjeve që ne sot kemi në shëndetësi!

Prandaj, Aleanca për Shqiptarët llogaritë se ‘’ndërhyrjet’’ e këtilla të ministrit Filipçe janë shqetësuese dhe tregojnë pasigurinë, jokompetencën dhe paaftësinë e tij në menaxhimin e epidemisë dhe në vend se si njeri i parë i shëndetësisë të jetë promotor i preventivës, ai me sjelljen e tij dëshmohet si propagandues i informatave joprofesionale për imunizim dhe i sjell prindërit në hamendje lidhur me vaksinimin.

Loading...