Dijana Toska: Receta e Doktor Osmanit për Gjuhën Shqipe

Shpërndaje

KOZERI
NIVELI VERTIKAL I GJUHES SHQIPE
Sipas: Doktor, Bujar Osmanit
Sot është një ditë historike për shqiparët në Maqedoni, sepse, “Gjuha shqipe do të jetë zyrtare në nivel vertikal deri në majën e piramidës shtetërore nëpër rajonet ku jetojnë shqiptarët“, deklaron zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.
Me krenari kombëtare, doktori na sygjeron që të kemi kujdes e të jemi fort të përgaditur, me masa preventive sepse kjo rruga e gjuhës do të jetë me shumë sfida.
DIAGNOSTIFIKIMI I SHTRIRJES VERTIKALE:
Gjuha jonë është e pasun, e thellë, me kuptime e nënkuptime, është pikturë, është dashuni e histori, është pasuni e jetë, është e amël dhe shenjtë…
RECETA E DOKTOR OSMANIT:
Gjuha është prej tulit!
Gjuha është mushkëria me të cilën njeriu merr frymë!
Gjuha përshfaq krejt botën tonë të brendshme!
Gjuha është tharmi i rrënjëve kombëtare!
Gjuha është geni i trashëguar nga virtytet stërgjyshore!
Gjuha është fryma e personalitetit të një kombi në arenën ndërkombëtare!
Gjuha është reçeta më natyrale e ndërgjegjjes njerëzore!
Gjuha ec me kombin!
Gjuha ka mision thelbësor komunikimin!
Gjuha ushqen qytetërimin!
PS
Pacient të dashur, kjo terapi vlen deri në zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për shtrirjen horizontale të gjuhës. Pozita horizontale për nga natyra, siq e dini është edhe më delikate, andaj asaj i duhen edhe hapësira tjera veprimi dhe në këtë drejtim pres kontributin Tuaj të sinqertë.
VULA: Me dashuni,doktori i Juaj!

Loading...