Donatori i jep Komunës së Tetovës 144 mijë euro, për rregullimin e oborrit të Xhamisë së Pashës! (Foto)

Shpërndaje

Komuna e Tetovës ka pranuar donacion prej 144 mijë eurosh për rregullimin e oborrit të Xhamisë së Pashës dhe trotuareve përreth. Donator është marketi i mirënjohur Kipper i cili është i shtrirë me shumë dyqane në Tetovë, Gostivar, Shkup dhe Kërçovë, shkruan fjala.mk

Por, shtrohet pyetja ku janë investimet e Komunës e cila pret nga sektorit privat të investojë në Tetovë?!

Projekti arkitektonik është projektuar nga shoqata për projektim “Strukture” në Tetovë kurse financimi do të bëhet nga Kipper marketet.
Këshilli komunal i Tetovës ka pranuar këtë sponsorim dhe së shpejti pritet të filloj realizimi i projektit./fjala.mk

Loading...